Kosovarët edhe këtë fundjavë ia mësyejnë bregdetit, mbi 15 mijë qytetarë kaluan kufirin për dy orë

Qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Pika kufitare e Morinës u ngarkua që në orët e para të mëngjesit.

Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare si Shëngjini, Velipoja e Durrësi. Vetëm për dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Policia kufitare e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të madh të automjeteve.