Edhe sot gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së kalon në seancë të mbyllur

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi është duke vazhduar në Gjykatën Speciale në Hagë,

Vazhdimi i seancës ka nisur me pyetjet nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, teksa seanca ka kaluar në private.

Gjatë javës së kaluar për tri ditë radhazi, ka folur dëshmitarja e parë në rastin Thaçi dhe të tjerët. Seancat e saja kanë qenë të mbyllura për publikun.