Edhe Komuna e Skënderajt e bën të dielën ditë pushimi për biznese

Komuna e Skënderajt, me qëllim të zbatimit të Ligjit të Punës, mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, ka marrë vendim që dita e dielë të jetë ditë pushimi për shumicën e subjekteve afariste.

Ky vendim i bazuar në rregulloren komunale mbi orarin e punës në fushën e tregtisë,  hotelerisë, zejtarisë dhe shërbimeve tjera do të fillojë së zbatuari nga data 1 mars.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë dyqanet ushqimore të cilave u lejohet të punojnë edhe të dielave deri në orën 11:00, kafiteritë, restaurantet, furrat e bukës, sallonet e ondulimit si dhe pikat e karburanteve, të cilat do të vazhdojnë të punojnë me orar të rregullt.

Me këtë rast Komuna e Skenderajt, Inspektorati Komunal, kërkon që kjo rregullore të respektohet, ndryshe për mosrespektimin e kësaj rregulloreje pason gjoba sipas legjislacionit në fuqi.

Më herët, një vendim të tillë e kanë marr komuna e Mitrovicës dhe ajo e Vushtrrisë./

SHARE