E dënoi Sokol Bashotën duke ndjerë keqardhje, ndëshkohet gjykatësi pasi raportoi KALLXO.com

Gjykatësi i krimeve të rënda në Pejë, Sylë Lokaj është ndëshkuar me masë disiplinore nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës pasi kishte shprehur keqardhje në momentin kur e kishte dënuar ish kryetarin e Klinës, Sokol Bashotën.

Masa disiplinore ndaj tij u shqiptua pasi zyra ligjore e KALLXO.com, kishte iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjykatësit Lokaj.

Pas analizimit të provave Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka konstatuar se gjykatësi Sylë Lokaj ka kryer sjellje të pahijshme në momentin kur ka shprehur keqardhje për dënimin e Sokol Bashotës.

“Pas vlerësimit të provave një nga një dhe të gjitha së bashku KGJK-ja vlerësoi se gjyqtari si subjekt i hetimit në këtë rast kryer sjellje të pahijshme dhe se janë përmbushur elementet thelbësore të shkeljes disiplinore të parapara në nenin 5 paragrafi 2 nën paragrafi 2.10 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtareve dhe Prokuroreve. KGJK me kujdes ka analizuar sanksionet disiplinore që i përgjigjen shkallës së përgjegjësisë disiplinore së tij dhe i ka shqiptuar sanksionin disiplinor në përputhje me ligjin”, thuhet në përgjigjen e KGJK-së dhënë për KALLXO.com

Sylë Lokaj ka qenë gjyqtar i rastit të Sokol Bashotës dhe Enver Berishës të cilët akuzoheshin për deklarim të rremë të pasurisë.

Pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tyre, me datë 29 maj 2019, gjykatësi Sylë Lokaj i kishte shpallur fajtor dy të akuzuarit dhe i kishte dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht.

Shpallja e këtij aktgjykimi kishte bëre bujë në të gjithë Kosovën, jo për faktin se po dënohej një person i profilit të lartë, mirëpo për faktin se gjykatësi Lokaj, gjatë leximit të vendimit kishte shprehur keqardhje për dënimin.

Momentin e shpalljes së dënimit ndaj Sokol Bashotës dhe shprehjen e keqardhjes nga ana e gjykatësit mund ta ndiqni në këtë video.

https://m.facebook.com/v3.1/dialog/feed?app_id=339813706476261&channel_url=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fconnect%2Fxd_arbiter.php%3Fversion%3D44%23cb%3Df36f0008b24108c%26domain%3Dvideo.gjirafa.com%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fvideo.gjirafa.com%252Ff195b30a8bf3ec%26relation%3Dopener&display=touch&e2e=%7B%7D&fallback_redirect_uri=https%3A%2F%2Fvideo.gjirafa.com%2Fembed%2Fgjykatesit-i-vjen-shume-keq-qe-e-denoi-sokol-bashoten&link=https%3A%2F%2Fvideo.gjirafa.com%2Fgjykatesit-i-vjen-shume-keq-qe-e-denoi-sokol-bashoten&locale=en_US&next=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fconnect%2Fxd_arbiter.php%3Fversion%3D44%23cb%3Df1f35ab474a5f%26domain%3Dvideo.gjirafa.com%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fvideo.gjirafa.com%252Ff195b30a8bf3ec%26relation%3Dopener%26frame%3Df2c57ba3cbd43c%26result%3D%2522xxRESULTTOKENxx%2522&sdk=joey&version=v3.1