DY ZËVENDËSIT E KRYEMINISTRIT “TURR E VRAP” TEK KARRIGIA AFËR HOTIT

Qeveria e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti, nuk e nisi mbarë punën.

Fillimisht ajo nuk i pati të gjitha votat as brenda partive që do bashkëqeverisin me vendin e madje edhe shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Haxhi Shala, deri në fund ishte i pavendosur nëse do të votonte për apo kundër.

Ndërkohë edhe në ditën kur u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Qeverisë Hoti, u njoftua se pati përplasje mes zëvendëskryeministrit të LDK-së, Driton Selmanaj dhe asaj të NISMA-s, Albulena Balaj Halimaj, se cili nga ta do të ulej në krah të kryeministrit Hoti.

Në mbledhjen e parë, edhe pse ai vend i takonte Selmanajt, “betejën” e fitoi zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj.

Ndërsa në mbledhjet në vazhdim të Qeverisë, duket se zëvendëskryemistrja nga radhët e NISMA-s ka vendosur të lëshojë pe dhe t’ia lirojë karrigen e tij Driton Selmanajt. /Reporteri

SHARE