Dy persona vdesin në aksident gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë

Dy persona nga fshati Skifteraj i komunës së Vitisë kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë.

Për këtë rast detaje ka dhënë kryetari i kësaj komune Sokol Haliti.“Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për dy familjarët e tyre, të cilët humbën jetën në një akdsident trafiku, rrugës gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë.

Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haliti”, thuhet në njoftimin e komunës së Vitisë.