Në Klinë, vazhdon Fushata “16 ditë e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Nën moton “NE JEMI BASHKË”, Komuna e Klinës, respektivisht, Zyra për Barazi Gjinore, në kuadër të aktiviteteve në shënimin e fushatës 16-të ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, në Bashkësinë lokale të Zllakuqanit ka mbajtur takim, ku është diskutuar kundër dhunës në baza gjinore.

“Ishim bashkë, si nënkryetare e komunës, njëherësh kryesuese e Grupit Avokues të Grave. Zyrtarja për Barazi Gjinore, znj. Vitore Shala, përfaqësuese nga stacioni policor në Klinë, znj. Shehrije Millaku nga Qendra për Punë Sociale si dhe gra të tjera pjesëmarrëse nga kjo Bashkësi lokale”, ka shkruar nënkryetarja e Komunës së Klinës, Marqe Tanushi – Selmani.

Grupi pjesmarrës me këtë rast apeloi të paraqiten rastet e dhunës në familje tek Policia e Kosovës Qendra për Punë Sociale si dhe avokatët e viktimave si dhe strehimoret/shtëpitë e sigurta.
POLICIA: 192. Të gjitha telefonatat janë falas, 24/7 dhe konfidenciale.
Zyra për Avokim dhe Ndihmë për Viktimat 080011112, gjithashtu edhe kjo linjë telefonike për ndihmë është falas dhe e hapur 24/7.
Ndërsa, linja telefonike për ndihmë në Klinë: 044278790.