Dukagjini pêrballet me Driten, formacionet zyrtare

Dukagjini është nikoqir i Dritës në kuadër të xhiros së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas një ecurie të mirë, ku kanë marrë maksimumin e pikëve në dy xhirot e fundit.

Klinasit i kanë ikur fundit të tabelës, në anën tjetër Drita vazhdon të mbetet lider në kampionatin kosovar.

Vendasit synojnë që të shkaktojnë një tjetër befasi përballë Dritës, në anën tjetër gjilanasit kërkojnë fitoren e radhës.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Hugo, Dallku, Basriu, Shala, Zabërgja, Ahmeti, Morina. Zulfiu, Merlaku, John.

Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Vitija, Bardhoku, Jashari, Broja, Baftiu, Kryeziu, Ajzeraj, Tahiri.