Dr. Pashk Buzhala falënderon të gjithë për ngushëllimet pas humbjes së vëllai

Pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Gjergj Buzhala, mjeku i njohur nga Çabiqi i Klinës, Dr. Pashk Buzhala, ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes në këto ditë të rënda.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar:

“Në këto ditë të vështira, kur humbëm të dashurin tonë, vëllaun Gjergj Buzhala, ndjejmë një boshllëk në zemrat tona. Në pamundësi për t’ju falënderuar dhe për t’iu përgjigjur veç e veç mesazheve tuaja ngushëlluese, dëshiroj, në emrin tim dhe të gjithë familjes, t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë dhe respektin tonë më të sinqertë. Mbështetja juaj ka qenë një dritë ngushëllimi në këto momente dhimbjeje, dhe fjalët tuaja na kanë sjellë forcë dhe ngrohtësi shpirtërore.”

Ai ka falënderuar të gjithë miqtë, kolegët, bashkëluftëtarët dhe qytetarët nga vende të ndryshme të Kosovës që morën pjesë në ceremoninë e varrimit dhe që ndanë dhimbjen me familjen.

“Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që erdhën nga mërgimi, duke bërë një sakrificë të madhe për të qenë pranë nesh në këto momente të dhimbshme. Prania juaj ka pasur një vlerë të paçmueshme për ne,” ka shkruar më tej Dr. Buzhala.

Në fund, ai ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që ndihmuan në organizimin e ceremonisë, që ofruan fjalë ngushëllimi dhe që u treguan pranë familjes Buzhala në këto ditë të rënda.