Reagim i Klubit KB DUKAGJINI më qëllim te informimit te opinionit publik.

Të nderuar spordashës të qytetit të Klinës.
Me qëllim të transaprencës dhe informimit sa më të drejtë të opinionit publik dhe basketbolldashësve të qytetit tonë, ju njoftojme pak kohë që krahas klubit ekzistues dhe të kahmotshëm të basketbollit në qytetin tonë Kb”Dukagjini”, rishtazi është krijuar klubi i ashtuquajtur “Dukagjini”-Klinë, i cili në trajtën e tij më të thjeshtë është fiktik por edhe përvetësuses i indentitetit të klubit tonë.
Themi fiktiv sepse i njëjti nuk ka fare lojtarë por proklamon lojtarët e klubit tonë në rrjetin e tyre social. Themi përvetësues sepse të njëjtit duke përdorur të drejten e tyre për themelim, janë duke cënuar identitetin dhe autencitetin e klubt tonë përmes emërtimit të të njëjtit “Dukagjini”-Klinë, me një emër i cili substancialisht për të mos thënë indetik është i njëjtë me klubin tonë Kb “Dukagjini”, duke shkaktuar konfuzion për tifozët dhe sportdashësit e qytetit tonë.
Ky konfuzion i shkaktuar, tani po shndërrohet një amulli totale, kur kemi parasysh faktin se këta të fundit nuk po mjaftohen me përvetësimin e emrit, por edhe në përvetësimin e atributeve, historikut, të arriturave, stafit, sukeseve dhe lojtarëve, duke i’a atribuar dhe dedikuar të njëjtat klubit të tyre të sapo krijuar përmes shpërndarjes së fotove të lojtarëve tanë, stërvitjeve, llogave dhe të arriturave të klubit tonë autentik në rrjetin e tyre social të Facebookit.

Për Klubin e Basketbollit “Dukagjini”, veprimet e tilla të cilat cënojnë autencitetin dhe indentitetin e klubit tonë, e i cili në vetvete është vetë indentiteti i basketbollit të qytetit, janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
Qasja e tillë e klubit të sapo krijuar nuk kontribon në zhvillimin dhe kultivimin e basketbollit në Komunë e Klinës duke tentuar të minojë klubet kundërshtare përmes krijimit të konfuzitetit në vlerat autotentike të klubit tonë. Kjo tregon për qasjen joprofesionale dhe një papjekuri se si duhet të krijohet, zhvillohet dhe të ruhet identiteti i një klubi.

Prandaj, KB “Dukagjini”, i bën thirrje të gjithe personave që gjenden prapa këtij të ashtuquajturi klub, që të ndalojnë veprimet e tyre të gjeritanishme dhe të përmbahen nga përsëritja e tyre në të ardhmen, përmes përdorimit paautorizim të logove, të arriturave, strukturës organizative, stafit teknik dhe lojtarëve në rrjete sociale apo në çfardo mënyrë dhe mjeti.
KB “Dukagjini” është i vetdijshëm për të drejtën legjitimi të gjithsecili për themelimin e entiteteve dhe formacioneve të çfardolloji të organizimit në pajtim me ligjin, përfshi edhe themelimin e klubeve sportive krahas atyre ekzistuese dhe themelimi i klubeve sportive të jetë në shërbim të konkurrencës së ndershme dhe zhvillimit të basketbollit. Por, asnjëherë nuk do të tolerojmë që krijimi i klubeve tjera të cënojë subjektivitetin dhe identitetin e klubit tonë, qoftë ai indentitet nominal(emërtimi) apo qoftë substancial( të arriturat, stafi teknik, lojtarët, struktura organizative) në çfardo mënyrë.

KB Dukagjini përbëhet nga lojtar të qytetit të Klinës të cilet janë:
1.Valmir Kryeziu
2.Burim Prenaj
3.Kastriot Rraci
4.Bujar Morina
5.Sead Thaçi
6.Driton Noci
7.Gent Prenaj
8.Nu Dedaj
9.Arber Dodaj
10.Haxhi Mustafaj
11.Redon Gojani
12.Enrik Dodaj