Doktoresha e QKMF-së në Klinë, Adelina Morina, me një urim për festën e Kurban Bajramit

Doktoresha, Adelina Morina, punonjëse e QKMF-së në Klinë e cila është gjithmonë në gjendje gatishmerie për pacientët me Covid-19, ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë.
Postimi i doktoreshës:

Miq te dashur, sot mund të festojmë ndryshe. Le të festojmë në një tjetër formë. Pa humbur ndjenjën e paqes, mëshirës e begatisë, të festojmë duke respektuar distancimin social, vënien e maskës, zbatimin e rregullave të higjenës e të lutemi më fortë se çdo herë, jo vetëm për veten, por edhe për një botë të tërë që po vuan nga kjo pandemi. Sot më shumë se kurrë mos humbni shpresën, besimin.

Sot lutemi e urojmë fortë që e gjitha të kalojë sa me shpejt me sa më pak jetë të lënduara jo vetëm në Ne vendin tone po kudo në botë. Le të festojmë me buzëqeshje poshtë maskave, Le të shpërndajmë sot dashuri, mirëkuptim, respekt, kujdes e të mos shpërndajmë virus, dhimbje e lot!

Ju Uroj përzemësisht Gëzuar Kurban Bajramin!
Me respekt, Dr.Adelina Morina