“Do të nokautoj brenda dy raundeve”, McGregor pranon sfidën për t’u ndeshur në boks

“Do ta nokautoja Conorin brenda 2 raundeve”.

Kështu u deklarua Oscar De La Hoya, duke e sfiduar ish-kampionin Conor McGregor.

Ndërsa tash erdhi edhe reagimi nga irlandezi.

“E pranoj sfidën tënde” – ishin fjalët e McGregor.

Nuk dihet se kur do të ndodh kjo përballje, ndërsa pritet me padurim ajo mes McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.