Dështon për të 35-ën herë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Përpjekja e 35-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish të shtunën, duke zgjatur më tej bllokadën institucionale që ka përfshirë vendin, raporton Gazeta Sinjali.

Pika që po shkakton ngërç mbetet formimi i një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Edhe pse ishin të pranishëm 94 deputetë, pro formimit të këtij komisioni votuan vetëm 51, ndërsa një ishte kundër – numër ky i pamjaftueshëm për ta çuar procesin përpara.

Kjo është hera e 35-të që Kuvendi nuk arrin të konstituohet, duke lënë në vendnumëro të gjitha zhvillimet e mëtejme institucionale, përfshirë formimin e Qeverisë së re.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet të hënën, më 24 qershor, me fillim nga ora 11:00.