Derbi i sotëm në Premier League: Liverpool – Manchester United

Sot zhvillohen dy ndeshje në Premier League, por vëmendja e të gjithëve është në debin Liverpool- Manchester United, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 17:30.

Ndeshja tjetër zhvillohet në mes të Nottingham Forestit dhe Evertonit, e cila fillon nga ora 15:00.

Djajtë e Kuq do të tentojnë të vazhdojnë serinë e tyre të fitoreve, kundër një Liverpooli të trazuar, i cili për momentin gjendet në vendin e gjashtë, me 39 pikë. Ndërkohë United, gjendet në vendin e tretë, me 49 pikë, dhe po shihet si një nga pretendetët për titullin e Premier Leagues.