Pamje nga vetaksidenti ku humbi jetën një 14-vjeçar

Në pasditen e sotme, në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ka ndodhur një vetaksident, ku ka humbur jetën një 14-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi i tha Sinjalit se veturën po e ngiste një fëmijë i moshës 14 vjeç.

Sipas Gashit, shkak i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë së automjetit me kushtet e rrugës.

Sinjali iu sjell disa pamje nga vetaksidenti në Sallagrazhdë, ku shihet se në vendngjarje kanë dalë Policia dhe zjarrfikësit.