Deputetja Flora Brovina publikon fotografi të përdhunimit të një gruaje gjatë luftës

Kuvendi i Kosovës sot në orën 14:00 do të diskutojë për draft-rezolutën për gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë.

Pikërisht sot, deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka publikuar para gazetarëve një fotografi tronditëse të një gruaje, që po e përdhunonin policët serb gjatë luftës.

Në pamje shihet një ushtar që kryente aktin dhe dy të tjerë që e mbanin, ndërsa pas saj shihen persona me duar të lidhura dhe në gjunjë, dhe një person tjetër i vrarë.

Sipas Brovinës kjo fotografi është marr nga një aparat që i kishte rënë një ushtari, ndërsa ka thënë se gruaja që është dhunuar është ende gjallë.

“Gruaja është 50-vjeçare kur ka ndodhur ka qenë 35-vjeçare. Tani është zgjuar vetëdijesimi institucional që për këto viktima të ngritën aktakuza. Serbia është fajtorja”, ka thënë  Brovina/