Deputeti i VV-së thotë se Haki Rugova e shkarkoi Rashit Qalajn

Pas konfirmimit për shkarkimin e Rashit Qalajt nga pozita e drejtorit të Policisë, ka ardhur reagimi i deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci.

Në një shkrim në Facebook, Bajqinovci, ka thënë se: Haki Rugova e shkarkoj drejtorin e policisë.

“Haki Rugova e shkarkoj drejtorin e policisë”, ka shkruar Bajqinovci.

Shkarkimin nga pozita e drejtorit të Policisë, e ka konfirmuar vetë Rashit Qalaj.

Ai ka thënë se sapo i ka shkuar vendimi në zyre, se ai më nuk do të jetë drejtor i Policisë