MWAHR me datë 12 qershor dhe 16 qershor 2025, në komunën e Klinës organizoi Takime Avokimi me Gratë dhe Gratë e Reja për Pjesëmarrje në Dëgjimet Buxhetore me Qytetarë për Planifikimin e Qarkores Buxhetore për Vitin Fiskal 2026, të Organizuara nga Drejtoritë Përkatëse në qershor dhe korrik.
Në takime u diskutua për Buxhetimin e Përgjegjshëm gjinor si dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave të reja në takime me qytetarë për planifikimin e Qarkores buxhetore për vitin 2026.
Në takim morrën pjesë edhe zyrtarja për Barazi Gjinore Vitore Shala dhe Vlora Tafili zyrtare përgjegjëse për Konsultim Publik, të cilat kontribuan me informata rreth pjesëmarrjes në takime për dëgjime buxhetore dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore.
Në takim gratë adresuan kërkesat e tyre për takimin konsultativ publik për projekt – buxhetin e komunës së Klinës për vitin 2026.
Gjithashtu kërkesat e grave do të listohen në një dokument që do t’i drejtohet Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrtares për Barazi Gjinore dhe Zyrtares përgjegjëse për Konsultim Publik në Komunën e Klinës nga MWAHR.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Zbatimi i politikave gjinore në avancimin e barazisë gjinore në komunën e Mitrovicës së jugut dhe Klinës”, i mbështetur nga, pjesë e projektit Instrumenti për Barazi Gjinore, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga UN Women Kosovo