Dega e OVL UÇK-së në Klinë, homazhe në 3 vjetorin e vdekjes së Hashim Halitajt

Kryetari i Degës së OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj bashkë me Ali Kamberin, gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe duke vendosur kurora lulesh në 3 vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të invalidëve, Hashim Halitaj,Shkruna Klina info.

Të pranishëm në këte përkujtim ishin dhe Muhamet Kuka, Zeqir Morina, Vesel Berisha, Bahtije Haliti, Sami Kameri si dhe miq e familjarë të Halitajt.

Në këtë përvjetor u tha se Hashim Halitaj, do të kujtohet përherë dhe se vepra e kontributi i tij janë pjesë e pandashmë e kujtesës dhe historisë sonë./Klina.info/