Fadil Gashi për të tretën herë zgjedhet Kryesues i Kuvendit në Klinë

Sot u mbajt seanca e konstituimit të Kuvendit Komunal Klinë për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit si dhe marrja e mandatit të Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, shkruna Klina.info.

Prof. Dr. Zenun Elezaj, sapo ka dhënë betimin e tij për kryetar, mandati i dytë ky për të.
Ndërsa, Kryesues i Kuvendit, me 27 vota, 4 nga to të pavlefshe dhe 23 pro, u zgjodh, Fadil Gashi.

Kujtojmë që kjo është hera e tretë, që Gashi merr këtë pozitë.
Po ashtu Kuvendi Komunal në Klinë, u bë me 27 asamblistë./Klina.info/