Skuadra e Dukagjinit po vazhdon të prodhojë talente të rinj këtë sezon, dhe një prej emrave që po spikat këtë është Dardan Morina.
Mesfushori me numrin 8 në fanellë ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij mbresëlënëse, duke u shndërruar në një nga zbulimet e sezonit.
Morina është një produkt i grupmoshave të reja të klubit dhe tashmë po e tregon vlerën e tij në ekipin e parë. Ai ka kaluar nëpër të gjitha nivelet e akademisë së Dukagjinit, duke dëshmuar përkushtim dhe rritje të vazhdueshme si futbollist.
Falë besimit të trajnerit Ismet Munishi, i cili ka ditur t’i japë hapësirë talenteve të rinj, 19 vjeçari po zhvillon një sezon tejet premtues.
Forma e tij e qëndrueshme dhe ndikimi në lojën e skuadrës janë sinjal i qartë se Dardan Morina është një emër për t’u mbajtur në vëmendje në futbollin kosovar.
#duelisportiv