Bie numri i personave që e përdorin trenin në Kosovë

Treni dita e ditës po përdoret më pak për udhëtim nga qytetarët e Kosovës.

Këtë e dëshmojnë edhe statistikat e publikuara nga ASK sa i përket transportit hekurudhor për vitet e fundit, transmeton Indeksonline.

Gjatë vitit 2019,  mbi 121 mijë persona shfrytëzuan trenin si mjet për udhëtim.

Nëse e krahasojmë me vitin 2018-të, atëherë po kemi rritje për afro 1 mijë persona.

Por, nëse bëjmë krahasime me vitin 2017-të, kemi rënie drastike të përdorimit të trenit si mjet për udhëtim.

Para dy viteve, sipas statistikave nga ASK, trenin e përdorën mbi 156 mijë njerëz.  Kurse në vitin 2013, 369 mijë njerëz udhëtuan me tren.

Përdorimi i autobusëve dhe i veturave ka bërë që dita e ditës treni të përdorët më pak./