Bie në pranga oficeri korrektues në Prizren, kapet në flagrancë duke marrë ryshfet

Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë një oficer korrektues në Prizren, i cili ishte duke marrë ryshfet.

B.R, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Pas intervistimit nga prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar B.R., (1972) nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale marrje ryshfeti. I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”.

Ndërkaq në një rast tjetër policia ka arrestuar një 25 vjeçar, tek i cili janë gjetur 1 mijë e 100 euro të falsifikuara, të cilat edhe janë konfiskuar.

H.P, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.