Bëhet shkrumb nga zjarri një kamionetë në Arllat

Sot rreth orës 10:00 një kamionetë në fshatin Arllat të Drenasit, respektivisht në autostradën “Ibrahim Rugova” është përfshirë nga zjarri,

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ftuar edhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 10:00 është marrë informata se në fshatin Arllat, respektivisht në autostradë një kamionetë është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë ftuar edhe zjarrfikësit. Ka filluar puna për të ndriçuar faktorët që kanë shkaktuar zjarrin”, njoftoi Borovci.