Bora mbulon Klinë

Bora ka zbardhur Klinën. Reshjet e borës kanë filluar që në orët e para të ditës së sotme.

Reshje të borës nuk ka vetëm në Klinë, tashmë ato kanë filluar pothuajse në të gjithë vendin.

Megjithatë, deri tani nuk është raportuar për ndonjë aksident apo bllokim të rrugëve.

Përpos reshjeve të borës, në Klinë po mbretëron edhe mot më i ftohtë. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1 deri 2 gradë.

Megjithatë, nesër do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe më rritje të lehta të temperaturave maksimale