BASHKË FESTOjNË, BESIMTaRË MUSLIMANË E KATOLIK NE Doberdol

Bashkë festojnë Bajramin, besimtarë muslimanë e katolik Doberdoli i Klinës është njohur për festime të përbashkëta te të dy besimeve, myslimane e katolike. Banorët e këtij fshati me tradita, qoftë në festat e Bajramit, të Krishtlindjes apo te Pashkëve, i gjen bashkë. Kështu ishte edhe sivjet. Toleranca dhe bashkëjetesa vëllazërore ndërfetare janë të njohura jo vetëm në komunën e Klinës por edhe më gjerë. Sot në odën e Mehmet Ukë Vishaj festonin bashkëfshatarët e Doberdolit, te të dy besimeve. I zoti i kësaj shtëpie, Mehmet Uka thotë se festat i kanë të përbashkëta dhe kjo ëshë në traditen e tyre./KLINA.INFO