Barcelona shkatërron Leganes, kualifikohet në çerekfinale

Barcelona e ka mundur Leganes me rezultat të thellë 5-0 sonte në Camp Nou duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Barcelona ka treguar sonte atë karakterin e vërtetë të cilët nuk e pamë në ndeshjen e fundjavës kundër Valencias.

Një ndeshje përplos aksione ku Barcelona kalon në epërsi që në minutat e para.

Ishte një aksion i ndërtuar nga Nelson Samedo në minutën e katër i cili asistoi për Antoine Griezmann për të kaluar në epërsi.

Goli i dytë erdhi në minutën e 28-të ku në skenë ishte fituesi i gjashtë topave të artë, Lionel Messi.

Ai bëri asistim nga goditja nga këndi për mbrojtësin Clement Langlet i cili shënoi me kokë për 2-0.

Në pjesën e dytë prapë ishte Bareclona që e dominoi takimin.

Ishte një supergol i Messi në minutën e 59-të i cili kaloi tërë fushën dhe në fund arrin të shënoi edhe pse para tij ishin katër mbrojtës të Leganes.

Barcelona do ta katërfishonte epërsinë në minutën e 77-të me anë të Arthur i cili shënoi pas një devijimi të një goditje të Messi nga mbrojtësit e Leganes.

Manita e Blaugranas kompletohet në minutën e 89-të ku Messi do të shënonte edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje pas asistimit nga Rakitic.

Me këtë fitore Barcelona kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit. /KlinaInfo

SHARE