Banorëve të Gremnikut i’u rrezikohet jeta,fshati që lidhë Magjistrale e s’ka ndriçim

 
Nëntë vjeçari Eduard Zenunaj, mbyllet në shtëpi sapo të bie terri në fshatin e tij, Gremnik.
Ai thotë se asnjëherë s’ka dalë nëpër rrugët e fshatit shkaku se s’ka pasur ndriçim.
“Nuk mund të dalë i vetëm në rrugë sepse kam frikë nga terri”, thotë ai teksa rrezikohet edhe nga qentë endacakë.  
 
 
Edhe pse  premtimet janë të mëdha për t’i përmbushur nevojat elementare të banorëve, kjo gjë nuk po ndodh në fshatin Gremnik të Komunës së Klinës,një fshat i cili lidhë Magjestralen Prishtinë-Gjakovë dhe Pejë-Gjakovë,ende nuk ka të vendosur asnjë shtylle elektrike në rrugën kryesore e as në lagje të fshatit.

 
 

Ndërkaq  Zyrtarët nga Drejtoria e Urbanizmit nuk kan pranuar që të përgjigjen në pytjet tona lidhur më këtë çështje.
 
 
Nënkryetarja e Komunës se Klinës Marqe Tanushi-Selmanaj thotë se  banorët e fshatit asnjëherë nuk e kanë ngritur si temë mungesën e ndriçimit.
 
Tuetje ajo shton se kanë pasur takime më qytetarë dhe asnjëherë s’është përmendur si problem mungesa e ndriçimit në Gremnik,sipas nënkryetarës banorët e fshatit kanë shfaqur probleme krejt tjera kur është mbajtur diskutimi publik.
Komuna e Klinës nuk e ka as në Planin Zhvillimor 2022/2023 vendosjen e shtyllave elektrike.
 
Në kundërshtim më Nënkryetaren ka dalur Kryetari i fshatit Demë Kalludra.
Ai thotë qe ka adresuar kërkes gjithëmon mirëpo ajo nuk është e informuar sakët “Nuk është përgjigjja korrekte e Nënkryetarës,sepse unë kam adresuar gjithmonë kërkesa në Drejtoritë përkatese mirëpo ajo nuk është e informuar” ka thënë ai.                                                                
                                                           

 
                                                             
 
 
 
 
 
 Banorët e këtij fshati po e kanë paksa të veshtirë lëvizjen e sidomos kur tokën po e mbulon terri.  
“E kemi të vështirë të lëvizim natën në këmbë. Po kemi frikë edhe nga lëndimet që mund të na bëhën gjatë kësaj kohe duke pasur parasysh edhe rritjen e numrit të qenve endacakë’’ ka thënë  banori i këtij fshati F.G
 

 
 
 
 
 
 Të vështir lëvizjen  e kanë edhe nxënësit të cilët vijojn mësimin në ndrrimin e dytë në shkollën e fshatit “Zgjimi”.
Nga Udhëheqesit e kësaj shkolle nuk kemi marrur përgjigjje,mirëpo nga disa burime në Komunë kemi mësuar që fëmijet që janë mbi një kilometer largë shkollës transportin e kanë të siguruar nga Komuna e Klinës duke paguar 50% Komuna dhe 50% Prindërit.
 
Mirëpo këtë mundësi të transportit nuk e kanë të gjithë fëmijët,pjesa tjeter e fëmijëve ende udhëtojnë në këmb të shoqëruar nga ndonje familjar apo në ndonje rast edhe të vetëm.
 
 

 
 
 
Partia Demokratike e Kosovës,Dega në Klinë me Kryetar Sokol Bashota që tashme ndodhen në opozit në këtë Komunë,është shprehur që gjatë qeverisjes në këtë fshat ata kanë investuar shumë,asfaltimin e gjithë fshatit,ujësjellsin,kanalizimin,renovimin e shkollës gjithashtu në çoft se ata do të ishin në pozit gjatë viti 2018-të ,në planin zhvillimor kanë pasur edhe vendosjen e rrjetit elektrik në këtë fshat dhe vendosjen e shtyllave mirëpo kjo nuk u realizua.
 
 
 
 
 
 
 Ndërkaq Komuna e Klinës e saktësisht Drejtoria për Shërbime Publike në kategoritë buxhetore në atë të shërbimeve për tri vitet ka ndarë këto para:

Shkruan Elsa Zenunaj