Bacaj priti në takim komandantin e KFOR-it slloven

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, z. Ilir Bacaj, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it slloven. Ata biseduan rreth situatës ekonomike në Klinë dhe ky i fundit tha se Klina do të ketë mbështetje nga ata. Këtë e ka bërë të ditur vet Ilir Bacaj përmes facebook-ut.

Sot, pata kënaqësinë të takoj përfaqësuesin nga Komanda e KFOR-it slloven, me të cilin biseduam në lidhje me situatën socio-ekonomike të familjeve në komunën tonë.
Pas falënderimit për vizitën dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it slloven për qytetarët e Komunës së Klinës, në ofrimin e sigurisë dhe përmirësimin e jetës së tyre, të njëjtin e njoftova për punën dhe angazhimin e Qendrës për Punë Sociale në ofrimin e shërbimeve sociale dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet ky Institucion, gjatë ndihmës së dhënë për qytetarët në nevojë sociale në këtë kohë pandemie.
Në këtë takim u pajtuam që bashkëpunimi i Qendrës për Punë Sociale dhe KFOR-it, të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës sonë.