Asfaltohet rruga Sferkë-Dush-Rud me gjatësi 4 km

Njoftim i kryetarit Zenun Elezaj

Përkundër pandemisë, por duke i respektuar në përpikëri udhëzimet e institucioneve shëndetësore, ka përfunduar projekti për asfaltimin e rrugës që lidhë fshatrat Sferkë-Dush dhe Rud me gjatësi 4 kilometra.

Asfaltimi i kësaj rrugë ndikon direkt në mirëqenien e banorëve të kësaj ane, por siguron edhe lidhje më të shkurtë me komunën e Malishevës, duke kursyer kohën, e ofruar siguri më të madhe në qarkullim.
Realizimi i këtij projekti, që lidhë Komunën e Klinës me Komunën e Malishevës me rrugë të asfaltuar, është financuar nga Ministria e Infrastrukturës, procedurat tenderuese janë udhëhequr nga Komuna Malishevës, ndërsa punimet janë kryer nga kompania REA SH.P.K.