Kaq para do t’i marrë fituesi i Botërorit

Dalëngadalë po i vjen edhe fundi i Kampionatit Botëror të Katarit.

Sot do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Katarit nga ora 16:00.

Kurse, Botërori do të kulmojë të dielën me finalen e madhe mes Argjentinës dhe Francës, që nis nga ora 16:00.

Fituesi i këtij Botërori do të fitojë 41 milionë euro, kurse nënkampioni do të shpërblehet me 29.2 milionë euro.

Vendi i tretë do të marrë 27 milionë euro, kurse vendi i katërt tre milionë më pak, 24 gjithsej.