Luan Rudaj mbrojti titullin e kampionit botëror në Muay Thai

Luan Rudaj sonte e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në sportin e Muay Thai-it (Tai Boks), duke e mundur kundërshtarin e tij Masoud Raeisi. Rudaj kishte zgjedhur Malishevën, përkatësisht vendlindjen e tij, për mbrojtur dy tituj të kampionit të botës në këtë sport.
Brezin e artë që jepet për kampionët në këtë lloj të sportit luftarak, Rudajt ja dorëzoi Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili edhe e kishte mbështetur organizmin e këtij meçi për mbrojtjen e titullit të kampionit të botës.
Rudajt e ka fituar përballjen për më pak se një minutë, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës.
Paraprakisht, janë zhvilluar edhe disa ndeshje tjera në këtë sport, në kategori të ndryshme, ku morën pjesë sportist nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Italia, ndërsa Raeisi, që është nga Irani, është ndeshur si neutral, për shkak të situatës politike.
Para ndeshjes, një fjalë rasti e ka mbajtur edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili tha se “sportin do ta përkrahim gjithmonë, ndërsa ju bëri thirrje të gjithë sportistëve, të ndjekin shembullin e Rudajt, që ngjarjet e mëdha, ti zhvillojnë në vendlindje”.
Një fjalë përshëndetëse e ka mbajtur edhe kryetari i Nisma SocialDemokrate, Fatmir Limaj, i cili gjithashtu, për Luan Rudaj, tha se është shembull prezantimit të sportit dhe i vendlindjes, shembull i cili duhet të ndiqet edhe nga sportistët tjerë, kudo që veprojnë.