Artur Shamrov është anëtari më i ri i KF Dukagjini.

“Mbrojtësi ukrainas tek ne vjen pas një aventure te ekipi U23 i Estrela Amadora në Portugali.

21-vjeçari është i rritur në akademitë e klubeve ukrainase, Metalist FC dhe Arena Kharkiv FC.

Ai ka qenë edhe pjesë e ekipit të parë te Lokomotyv Kievi.

Artur Shamrov është me ne në fazën përgatitore, teksa do të jetë gati për të ofruar maksimumin në arritjen e objektivave të përbashkëta”, ka shkruar ekipi futbollistik klinas në faqen zyrtare FB.