Arrestohet zyrtari i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, dyshohet për dallavere të ndryshme

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar që punonte në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë. Dyshimet për keqpërdorimet e detyrës zyrtare ndaj tij kanë nisur në fillim të këtij viti.

I njëjti kishte vendosur në librezën e një veture një verejtje kinse vetura posedon xhama e pasëm të errët të vëturës, gjë e cila nuk përkonte me realitetin.

Pas këtij rasti, me autorizim të prokurorit ka filluar kontrollimi i lëndëve nga ky zyrtar ku janë hasur shumë dyshime dhe falsifikime në punën e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i dyshuar kishte regjistruar automjetet pa çertifikatë të kontrolleve teknike. Poashtu, i njëjti ka bërë dallavere edhe në pagesat e taksave komunale.

Në këmbim të këtyre falsifikimeve, punëtori zyrtar dyshohet se ka përfituar shumë të konsiderueshme të parave.

Indeksonline mëson se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./