Arrestohet udhëheqësi i Krimeve Ekonomike në Prishtinë, Veliu deklarohet si ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i ri i Punëve të Brendshme në vend, Agim Veliu, ka komentuar arrestimin e udhëheqësit të Krimeve Ekonomike në Prishtinë, në natën e së mërkurës.

“Ajo është punë e organeve dhe mekanizmave që e luftojnë krimin e korrupsionin për çdo ditë”, ka deklaruar Veliu për Insajderin.

“Është punë e tyre, nuk besoj se kjo është punë e momentit por është diçka që është punuar një kohë të gjatë në atë drejtim”, është shprehur ai.

Indeksonline raportoi sonte për arrestimin e Lavdim Osmani, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Osmani dyshohet për veprën penale   ‘Marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’.