Vazhdojnë punimet në zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në projektin e zgjerimit të rrugës nacionale Dolic – Gjakovë.

Siç bëhet e ditur, për momentin janë duke u realizuar punimet e ashtuquajtura “të dheut” që kryesisht janë gërmime dhe mbushje.

Dhe ndër të tjera janë duke bërë edhe punim të strukturës së rrugës dhe vendosje të tamponëve në rrugën që lidhë vendin Dolic me Gjakovën.

“Vendi është rrethuar nga shenjat sinjalizuese që tregon se janë duke u bërë punime në rrugë dhe është shmangur çdo lloje kaosi I mundshëm në komunikacion. Të gjitha standardet e kësaj kategorie të rrugës janë përmbushur duke i paraparë 4 korsi dhe infrastrukturën përcjellëse. Gjatësia e kësaj rruge gjithsej është 31 km”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.