Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Arben Limanaj, ka njoftuar se ka marrë përkrahjen e KPUZI-t në kuadër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 12 tetor.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Limanaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat që ndajnë të njëjtat vlera politike, duke përfshirë edhe z. Anton Kolaj, i cili ka qenë zëvendës i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Njoftimi i tij i plotë:
Edhe Kpuzi tregoj gatishmerinë për mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fitoren e 12 Tetorit.
Së bashku me zëvendësin e Presidentit Rugova, Z. Anton Kolaj, shpalosëm programin e qeverisjes lokale për 4 vitet e ardhshme.
#meKlinënPërtej
#ZgjedhjetLokale2025
#LDK113