Në kuadër të takimeve elektorale, Antigona Zeqa, kandidate për Asamblenë Komunale të Klinës nga radhët e LDK-së, ka pritur në shtëpinë e saj kandidatin për kryetar të Klinës, Arben Limanaj, së bashku me Kryetarin e Degës, Alban Rraci, dhe anëtarë të shtabit zgjedhor.
Takimi është mbajtur në Bokshiq, të cilin Limanaj e ka cilësuar si “bastion të demokracisë”.
Në këtë tubim morën pjesë edhe Anton Kolaj dhe Zenun Zeqa, axha i Antigonës, njëherit bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë.
Në postimin e tij, Limanaj ka theksuar rëndësinë e angazhimit të komunitetit dhe ka vlerësuar kontributin e familjes Zeqa për LDK-në dhe për qytetin e Klinës:
“Kohët e kaluara u kujtuan e u mendua e ardhmja, se çka do të bëjmë ne për Komunën e Klinës! Bashkë drejt fitores!”
Në këtë takim u veçua kandidatja nga Bokshiqit për Asamblenë Komunale – Antigona Zeqa, e cila pritet të përfaqësoj këtë fshat në përbërjen e re komunale.