Policia sllovene ndalon autobusin nga Kosova, po lëvizte pa një rrotë!

Policët e trafikut në Slloveni mbrëmë janë përballur me një shofer 32-vjeçar nga Kosova në autostradën Lubjanë-Obrežje, i cili ishte duke vozitur një autobus pa një rrotë.

Policia u njoftua se rrota e autobusit kishte humbur gjatë ngasjes. Shoferi 32-vjeç është dënuar me 400 euro gjobë për shkelje të ligjit për mjetet motorike.

Autobusit i mungonte një rrotë në anën e majtë të aksit të tretë, shkruan siol.net

Policia rrugore konstatoi se autobusi ishte bosh. Procedura do të inicohet edhe ndaj personit juridik ku pritet të gjobitet me 2 mijë euro.