Kandidatja për Kuvendin Komunal të Klinës nga radhët e PDK-së, Alketa Imeri, e cila mban numrin 25 në listë, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që ka marrë, veçanërisht nga rinia e Klinës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka shkruar:
“Në mbrëmjen e kaluar, rinia e Klinës edhe njëherë dëshmoi mbështetjen e fuqishme për njeriun e duhur… lista jonë për Asamblenë Komunale përbëhet kryesisht nga të rinj e të reja… fitoren e madhe të PDK-së – fitoren e rinisë, fitoren e Klinës.”
Imeri ka theksuar se angazhimi i saj politik ka për qëllim t’u japë të rinjve zë dhe përfaqësim të denjë.
Ajo ka ftuar qytetarët që më 12 tetor të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin vizionin për një Klinë më të zhvilluar.
Sipas saj, të rinjtë nuk janë vetëm premtim, por pjesë aktive e ndryshimit.