Pastrohen dhe vaksinohen qentë endacakë në Klinë

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë shqetësim për qytetarët e vendit tonë.

Por, Klina Info mëson se në orën 04:00 të mëngjesit Inspektorët Komunal në Klinë, gjegjësisht veterinarët kanë zhvilluar një aksion ku kanë intervenuar për pastrim dhe vaksinim të qenve endacakë.

Bëhet fjalë për qentë endacakë që janë afër Komunës në këtë qytet.

Një aksion i tillë është për t’u përshëndetur, gjithnjë në sigurinë e qytetarit por edhe në mbrojtje të kafshëve.