Aksion kundër kazinove në Karaçevë, rrënim objektesh ilegale dhe disa të arrestuar

Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Policia e Kosovës sot në orët e mëngjesit e kanë nisur një aksion në Karaçevë ku janë rrënuar disa objekte të kazinove ilegale.

Po ashtu lidhur me rastin janë arrestuar edhe disa persona.

Kështu bëri të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Ka të arrestuar, për momentin nuk e di se sa. Ne ende jemi në vend të ngjarjes, ku edhe janë rrënuar objektet e rindërtuara”.

Hashani bëri të ditur se aksioni është duke u zhvilluar.

Aksioni është në progres dhe shumë shpejt do të dalim me informata më të zgjeruara”. /