Aksidenti me të vdekur në Bresje të Fushë Kosovës, Policia zbardhë detajet e fundit për rastin tragjik

Një aksident i rëndë ka ndodh mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës.

një person ka vdekur si pasojë e aksidentit. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia rajonale e Prishtinës.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, tha Flora Ahmeti, zëdhënësja për media e Policisë për Prishtinë.

“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.