Agim Fejzullahi: Gjakova në frymë fitoreje për PDK-në dhe Bedri Hamzën

Kandidati për deputet me numër 72 në listën e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Agim Fejzullahi, ka marrë pjesë në një takim madhështor të organizuar nga dega e PDK-së në Gjakovë, në përkrahje të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.

Në një postim në rrjetet sociale, Fejzullahi thekson se ka qenë në Gjakovën e luftës për liri, të heronjve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të dijes, kulturës dhe këngës qytetare, duke e cilësuar qytetin si vatër të entuziazmit dhe frymës fituese.

“Është kënaqësi e veçantë të jesh mes qytetarëve plot energji dhe besim në fitore. PDK-në nuk e ndal asgjë në rrugën drejt fitores”, ka shkruar Fejzullahi, duke shtuar se më 28 dhjetor do të konfirmohet fitorja e PDK-së dhe e Bedri Hamzës për kryeministër.