Hajdin Balaj kujton Valdet Berishën në 3 vjetorin e vdekjes

Kryetari i OVL – UÇK-së Dega në Klinë, Hajdin Balaj ka kujtuar veteranin e UÇK-së Valdet Berisha në tre vjetorin e vdekjes.

Balaj me këtë rast ka çmuar lartë kontributin e Berishës jo vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, por dhe veprimtarinë e rolin e tij në fushën e gazetarisë e kulturës.

Ndër të tjera Balaj tha se humbja në moshë të re e Berishës, ka qenë humbje e madhe, derisa ka shtoi se ai pas vetes la gjurmë të pashlyeshme sepse ai na mësoi si duhet të punosh për çështje kombëtare e ta dush vendin. /Klina info/