Afro 2 mijë gjoba trafiku i shqiptuan gjatë 24 orëve të fundit

Pas rritjes së numrit të aksidenteve në trafik, Policia e Kosovës ka shtuar edhe zyrtarët policorë të cilët merren nga afër me të gjitha zhvillimet sa i përket trafikut.

Kësisoj gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 881 gjoba për të gjithë shkelësit në trafik.

Gjatë kësaj kohe në vendin tonë janë shkaktuar 21 aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente të tjerë me dëme materiale./