AAK shënon në Klinë, 23 vjetorin e themelimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shënuar 23 vjetorin e themelimit të partisë.

Ky përvjetor u shënua me një organizim që u mbajt në Hotel Nora në Klinë.

Në këtë ngjarje, mori pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deputetë nga kjo parti dhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.

Ky i fundit mbajti edhe një fjalim para të pranishmëve.