Rrahje mes dy të burgosurve në Dubravë, dërgohen për tretman mjekësor

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës,

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Dubravë, ku dy persona të cilët vuajnë dënimin në këtë Qendër Korrektuese, janë përfshirë në një përleshje fizike.

Sinjali mëson se si pasojë e rrahjes, dy të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, teksa kanë refuzuar që të japin dëshmitë e tyre.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.