Bien temperaturat, moti sot me vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot në vendin tonë do të mbajë me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat vende – vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë, krahasuar me të ditës së hënë.

Minimalet e ditës pritet të sillen rreth 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 14 dhe16 gradë Celsius.