Arrestohen në kufi dy meshkuj dhe një femër, posedonin marihuanë

Dy meshkuj dhe një femër kanë përfunduar në pranga dje, pasi në bagazhin e automjetit të tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë me peshë 3 kilogramë e 425 gramë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, në pikëkalimin kufitar në Qafë Prush.

Sipas policisë, të gjithë të dyshuarit janë shtetas kosovarë.

“Në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura me të cilën po udhëtonin të dyshuarit si dhe dy telefona mobil” thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq rasti ështl cilësuar si “Posedim i substancave narkotike”